Lajme

Salihu – Osmanit: Mesazhi amerikan s’është “llafe, llafe”, por diçka si kënga e Medës “nëse më do, ma dëshmo, ose ec e shko”

11/06/2021 16:55
nga:M K

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka komentuar mosftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracive.

Sipas Salihut, mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike.

Tutje, ai ka thënë se këto janë takime që mos ftesa ka domethënie më të madhe sesa ftesa.

Ai ka treguar edhe se cili është mesazhi amerikan me mos ftesë, duke e lidhur me një këngë të Medës.

“Mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike. Samitet e takimet e tilla, nuk janë çeshtje kriterësh dhe nuk lidhen (të rasti i Kosovës) me asnjë qeveri të kaluar. Këto janë takime, që mos ftesa, ka domethënie më të madhe se ftesa. Mesazhi amerikan me mos ftesë, nuk është as të kënga e Dafines llafe llafe (që e citonte Presidentja Osmani), as të kenga e Elvanes (kena me u nda), por diku mesazhi gjendet te kënga e Medes “nëse me do, ma deshmo, ose ec e shko” ?”, ka shkruar Salihu.