Lajme

Rrahman Jasharaj pas intervistimit nga Policia: Lëvizjet i kam të kufizuara, e lus Kurtin të na takojë

09/06/2022 15:10
nga:N M

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin të djeshëm ndaj tij.

Jasharaj ka thënë se intervistimi ka shkuar mirë dhe se ka treguar në detaje për takimin që kanë mbajtur gjatë së hënës në një shkollë të kryeqytetit.Fatmirësisht, thotë se nuk është goditur por që hedh akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

“Po rreth angazhimeve te veta rreth rastit të djeshëm që ndodhi në shkollën ‘Ismail Qemali’, kanë ardhur ta marrin deklaratën time. E dhashë atë pjesë time, e thash se një njëri që nuk ka qenë pjesë e institucionit arsimor por as grevist dhe me t’u kryer takimi me mësimdhënësit teksa më përcollën me duartrokitje, një person më kapi me dorën e majte dhe ndoshta ka pasur tendencë që të më godasë por që fatmirësisht ishin aty kolegët e mi. Kam dalë nga shkolla me të vetmin qëllim që të mos krijohen tensione shtesë. Nuk kam pasur asnjë goditje përveç që ka tentuar të më mbajë për dore”, u shpreh Jasharaj.

Duke folur për rastin e djeshëm, Jasharaj ka thënë se lëvizjet i ka kufizuar për të vetmin qëllim që mos të ketë raste të tilla. Ai apelon te institucionet gjegjëse që të dialogojnë me Sindikatat.

“Mund të jetë edhe ajo që plaku të jetë i nxitur sepse nuk ka qenë i ftuar për atë takim dhe madje nga linçimet që po më bëhen, mund të jetë i nxitur nga dikush tjetër dhe fati deshi që të mbyllet me kaq. E lus kryeministrit që të ulët dhe të bisedojë me ne, sepse fyerjet, sharjet nuk më largojnë nga rruga, sepse këtë betejë e mbaj, pavarësisht situatave që kanë ndodh dhe do të ndodhin”.

“Uroj që të jetë e fundit, lëvizjet i kam kufizuar me këshillën e kolegëve të mi, jo për frikë nga unë. Po, i kam kufizuar lëvizjet jo për shkak të frikës por për t’i ikur asaj që kinse po shes trimëri. Sa më shpejt që Qeveria ulet me ne për dialog, situatën do ta kemi të qetë, përndryshe me tensione e me shantazhe, asgjë nuk zgjidhet”, tha tutje Jasharaj.

Kurti: Gjermania dhe Franca do ta ndihmojnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi