Lajme

QKUK: 929 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

08/23/2021 11:35
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ne klinikat dhe spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 929 pacientë ku prej trye 723 janë të konfirmuar me COVID 19, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre 688 pacientë janë në oksigjeno terapi.

Njoftimi i plotë:

22 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
929 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
688 me oksigjeno-terapi
35 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 125 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 118 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 121 pacientë
– Spitali i Pejës, 140 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 110 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 70 pacientë