Lajme

Qeveria emëron Bordin e ri të Trepçës, këta janë emrat

02/02/2022 14:40
nga:N M

Sot janë votuar pesë anëtarë të anëtarit të bordit mbikëqyrës të “Trepça SH.A” në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Me një abstenim dhe pa asnjë votë kundër u miratua ky vendim.

Anëtarët e Bordit u zgjedhën Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Billalli dhe Gjevdet Tahiri anëtarë.

Mandati i tyre zgjat katër vjet.

Për katër pozitat e tjera të lira, Kurti bëri thirrje që të konkurojnë gratë.

Rama i prezanton nënkryetarët dhe drejtorët, thotë se Prishtinës do t’i shtohen edhe disa drejtori të reja