Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, e cila gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi, kontroll mbi mediat, raporton Gazeta Blic.
Sipas AGK dhe KMSHK-së, thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.
“Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara”, thuhet në reagim.
Sipas tyre çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre.
“Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, thuhet ndër të tjera.
Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti i shkaktoi dëme shëndetësisë në vlerë prej 25 milionëve


