Lajme

“Pse nuk e takove edhe Jakup Krasniqin?” – Bedri Hamza i përgjigjet ish ushtares së UÇK-së

08/12/2022 15:56
nga:N M

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza para pak minutash njoftoi se ka vizituar disa nga krerët e UÇK-së në Hagë, por jo edhe Jakup Krasniqin, raporton Gazeta Blic.

Ka qenë pikërisht Aida Dërguti një ish luftëtare e UÇK që e ka pyetur Hamzën se pse nuk e ka takuar edhe Jakup Krasniqin, por vetëm Thaçin, Veselin, Selimin e Gucatin.

“E nderuar Aida, kam mbetur ta takoj në një rast tjetër sepse e kam shumë mik!”, ka qenë komenti i Bedri Hamzës.