Policia e Kosovës për rajonin e Pejës e ka konfirmuar për GazetaBlic vrasjen në qytetin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka deklaruar se rreth orës 15 e 36 minuta kanë pranuar një informatë për të shtëna armësh, përcjell GazetaBlic.
“Rreth orës 15 e 36 minuta kemi marrë njoftimin për të shtëna armësh në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Policia, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka hasur në një person të lënduar. Më pas, kanë zbarkuar edhe grupet tjera, duke përfshirë personelin mjekësor, që ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për GazetaBlic.
LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT: Vrasje në Pejë, policia në kërkim të autorit
/GazetaBlic/


