Lajme

“Pase 2 vitev zili i shkolles zilon..”, postimi skandaloz i arsimtarit në Kamenicë pas rihapjes së shkollave

11/16/2021 19:12
nga:M K

Sot në Kamenicë u festua me tupanë për fitoren e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, që e mposhti Qëndron Kastratin.

Ishte pikërisht reforma në arsim që ndikoi në humbjen e tij, ndaljen e të cilës e premtoi Rahimaj.

Gëzimin për rihapjen e shkollave përveç qytetarëve e ka shprehur edhe një mësimdhënës, Ramadan Beqiraj, përmes një postimi në Facebook, me një nivel të tmerrshëm drejtshkrimi.

Ai ka shkruar se “pase 2 vitev zili i shkolles zilon per ti rrjeshtuar nxenesit per te hyre ne klase qe sa me pare te filloj ora e pare e mesimit”.

Arsimtari Beqiraj pothuajse asnjë fjalë nuk e ka të shkruar si duhet në këtë postim, ku shpreh gëzimin që sipas tij Rahimaj “nuke luajti besen”.

Sot në oborrin e shkollës “Sadri Misini”, banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme, kanë festuar me tupanë për fitoren e Rahimajt, i cili sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Në disa video të publikuara shihet një grumbull i qytetarëve teksa hedhin valle nën tingujt e tupanit.