Lajme

Operohet me sukses në QKUK një 26 vjeçar me tumor ngjitur për aortën abdominale

10/14/2021 13:10
nga:M K

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës.

Sipas SHSKUK’së, pacienti ishte operurar me heret nga tumori në testise dhe pas rezistences në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.

Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.