Sot ka ndodhur një aksident trafiku në orët e mëngjesit ku tragjikisht ka humbur jetën një fëmijë 1-vjeçar.
Një kamionetë dyshohet se ka goditur një fëmijë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë.
Përveç policisë lajmin për këtë ngjarje tragjike e ka bërë të ditur edhe nëna e fëmijës përmes një postimi në Facebook.
Sipas Policisë fëmijë nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën. Ndërkaq, ngasësi i kamionetës është dërguar në ndalim për 48 orë.