Lajme

Ministrja Gërvalla shkon për vizitë në Athinë, a është afër njohja nga Greqia?

01/19/2022 16:36
nga:N M

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare. Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së, ku thuhet se “fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve”

“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj”, thekson njoftimi.

“Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, përfundon komunikata.

Alarmante: 2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë