Lajme

Ligji i pagave, vendimi i MPB-së që mbeti në letër – 34 persona që kurrë nuk u mblodhën as edhe për një takim të vetëm

05/06/2022 10:40
nga:N M

Po bëhen gati dy muaj që kur Minisitria e Punëve të Brendshme kishte marrë një vendim për themelimin e “Ekipit Punues për hartimin e Draftit fillestar të Projekt-Ligjit për Pagat në Sektorin Publik”, raporton Gazeta Blic.

Ky vendim ishte marrë më 14 mars të këtij viti, e në fund të tij firmën e kishte vendosur Sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, Fahrije Tërnava – Sheremeti.

Por ky ekip i përbërë nga 34 persona dhe një ekspert i jashtëm, nuk ka mbajtur as edhe një takim të vetëm.

Burime të Gazeta Blic nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se ky ekip nuk ka pasur asnjë takim dhe gjithçka ka mbetur vetëm në letër.

“Jo. Ekipi Punues për hartimin e Draftit fillestar të Projekt-Ligjit për Pagat në Sektorin Publik nuk ëshët takuar e as nuk ka pasur ndonjë mbledhje”, ka thënë ky burim i Gazetës Brenda MPB-së.


Gazeta ka provuar të flas me zyrtarë të kësja ministrie, por që askush nuk ka folur në lidhje me këtë “Ekip” apo se deri në çfarë pike ka arritur ligji i ri i pagave në sektorin publik.

Gjithçka që dihet deri tani është se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se ligji i ri i pagave do të vjen në Kuvendin e Kosoëvs në fund të muajit mars, por që kjo deri sot nuk ka ndodhur.


I vetmi qëndrim zyrtar për këtë projekt ligj nga MPB ka qenë një “demant” ndaj Gazeta Blic ku pas një sëri shkrimesh, ata kanë hedhur poshtë të gjitha raportimet, duke thënë se ligji i ri i pagave është afar finalizimit, por që edhe kjo nuk doli të jetë e saktë, meqë ligji as nuk është sjell në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë dhe të dytë, e as askush nuk flet se çfarë po ndodh aktualisht me këtë projektligj.

Mossjellja në Kuvend e këtj projekt ligji ka nxitur reagime të shumta ng partitë opozitare, por edhe sindikatat e ndryshme, ku të dyja palët disa herë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që projektligji të sillet në Kuvend dhe pas shterrjes së debatave, ai të kaloj nëpër procedurat e kërkuar deri në votimin, e pastaj jetësimin e tij.

Me të zëshëm në kërkim të projektiligjit për pagat në sektorin publik ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që dikur kishin nisur punën për themelimin e këtij projektligji.

I fundit që ka reaguar për mos sjelljen e projkeligjit për pagat në Kuvvend ka qenë Besnik Tahiri nga AAK.

“Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës? Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?:, ka shkruar ai në një reagim në faqen e tij në Facebook.

Miratimin në Kuvend të këtij projekt ligji e kanë kërkuar edhe dy partitë e tjera opozititare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike.

Se me urgjencë duhet të miratohet në Kuvend ky projktligj e kanë kërkuar edhe Bashkimi i Sindikatave të Kosovës e në kuadër të saj edhe SBASHK dhe sindiktatat tjera.

Sindikata e Bashkaur e Arsimit ka kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs, se deri në mriatimin e ktij projket ligji, për punonjësit e arsimit, Qeveria të ndaj çdo muaj nga 100 euro. Gazeta Blic

Haradinaj përkrahë punëtorët shëndetësorë: Ligji i Pagave të dërgohet urgjent për miratim në Kuvend

Hykolli i BSPK-së: Të ndahen nga 100 euro deri në miratimin e ligjit të pagave

Stavileci: Për të gjithë punëtorët dhe të papunët të ndahen nga 100 euro në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave dhe Ligjit për Pagën Minimale