Lajme

LDK e para me vota, PDK me më së shumti asamblistë, VV e AAK të barabarta – Rezultati interesant i Zgjedhjeve Lokale 2017

10/15/2021 10:44
nga:M K

Sot në ora 23:59 mbyllet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë.

Qytetarët kosovarë me të drejtë vote, ditën e fundit të kësaj jave votojnë për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë për katër vitet e ardhshme, përcjell GazetaBlic.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

Fushata për këto zgjedhje dalloi shumë nga të kaluarat në zgjedhjet ekuivalente, pasi në rrethana të jashtëzakonshme, partitë gjetën mënyra të tjera për të lobuar tek qytetarët në favor të kandidatëve të tyre. Shumica ishte thuajse në versionin “online”, me disa takime e më shumë tubime.

Por, një fakt interesant është analiza për zgjedhjet e kaluara, ato të para katër viteve. Kishte parti që kishte 19 mijë vota më shumë se partia tjetër, por që numrin e asamblistëve e kishte të barabartë. Në anën tjetër, edhe PDK është rast specifik. Dikur partia numër një në vend, numëronte afro 15 mijë vota më pak, por numrin e asamblistëve e kishte më të madh për tre sosh.

Më së paku vota ndërkaq kishte Iniciativa Qytetare në Kllokot, (Mogill), gjithsej 86.

Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje, që në Zgjedhjet Nacionale mori mbi gjysmën e votuesve në vendin tonë, më 2017 kishte 119 mijë e 145 vota në total.

Tani synon të ketë rritje të votave në krahasim me zgjedhjet lokale pararendëse, por do ta ketë të vështirë të fitojë në komunat ku fitoi më 14 Shkurt.

Sipas sondazheve kredibile, VV është në garë serioze në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë e Gjakovë.

/GazetaBlic/