Lajme

Kurti mbledh ministrat, pritet anulimi i vendimit për shpronësimin e tokave për Autostradën Prishtinë-Pejë

10/27/2021 08:11
nga:M K

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00.

Në rend të ditës kjo mbledhje ka 19 pika, ku mes të tjerash, Qeveria pritet të shqyrtojë Projektligjin për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Kabineti qeveritar pritet që sot ta shqyrtojë propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.