Lajme

Kosova fillon vaksinimin masiv, dozat anti-Covid mund t’i pranoni edhe gjatë fundjavave, duke filluar nga ajo e ardhshmja

09/01/2021 16:46
nga:M K

Më në fund do të rriten kapacitetet e vaksinimit.

Këtë e ka pranuar edhe ministri Vitia, i cili në një konferencë të para pak çasteve për media, ka thënë se nga fundjava e ardhshme do të punohet edhe të shtuneve e të dielave, përcjell GazetaBlic.

“Vaksinimi do të vazhdojë, por jo vetëm kaq. Ai do të rritet. Kjo pasi qytetarët, nga fundjava e ardhshme, jo nga kjo, por ajo e ardhshmja, do të mund të vaksinohen edhe të shtuneve e të dielave”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

Kujtojmë se ky i fundit është kritikuar shpeshherë për mospunën e qendrave të vaksinimit fillimisht gjatë vikendeve, por edhe më vonë për të dielave, pasi momentalisht të shtuneve shpërndahen vaksinat, kuptohet vetëm për ata që kanë siguruar termin më herët.

/GazetaBlic/