Lajme

Kandidatja e LDK-së për Ferizaj pas vrasjes së 18 vjeçares bën një postim rrënqethës

08/23/2021 13:21
nga:N M

Kandidatja e LDK-së për Ferizaj, Sibel Halimi, ka bërë një postim rrënqethës në profilin e saj në Facebook për rastin tmerrues të vrasjes së dyshuar të një 18 vjeçareje që u dërgua e vdekur në spitalin e Ferizajt.

Halimi ka deklaruar se ky rast ka përplasur fytyrës “realitetin e hidhur në të cilin gjenden vajzat tona.”

Ajo ka denoncuar gjuhën mizogjeniste që përdoret madje edhe në rrjete sociale.

“Nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti.” – ka shkruar Halimi.

Statusi i plotë:

Rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare, edhe njëherë na përplasi fytyrës realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat tona.

Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri.

Nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti.

Ngacmimet seksuale, dhunimet, shantazhi e dhuna ndaj grave janë çështje të cilat duhet të jenë prioritet i secilit prej nesh pa përjashtim.

Treni godet për vdekje një person në Açarevë të Skenderajt