Lajme

Ish gjenerali i FSK-së për pensionet e veteranëve: E dhimbshme se si një ministër ose deputet thotë se jemi barrë për shtetin, kolltukët i keni falë heronjve të gjallë

06/07/2022 13:58
nga:Genita C

Ish-Gjenerali i FSK-së, Afrim Veseli ka komentuar ndryshimin e pagës minimale në vend ku veteranët nuk janë të përfshirë.

Veseli në një prononcim për GazetaBlic thotë se çmimi i lirisë ka qenë i madh dhe çdo qeveri që vjen në pushtet duhet t’i trajtojë veteranët me respekt, ku sipas tij viteve të fundit një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Çmimi i lirisë së atdheut ka qenë i madh. Dëshmorët e Kombit, invalidët dhe veteranët duhet të trajtohet ashtu siç e meritojnë nga çdo qeveri që vjen në pushtet. Pra me respektin më të madh. Gjatë këtyre viteve kjo pjesërisht është trajtuar.”

Veseli thotë me bindje të plotë se nese atdheut i kanoset rreziku, veteranët që sot nuk po respektohen nga Qeveria Kurti, përsëri do t’i ndalin në mbrojte të plotë vendit të tyre dhe sipas tij kjo nuk ka çmim.

Ai thotë se çdo deputet në Qeverinë e Kosovës është falë sakrificës së veteranëve.

“Këto kategori duhet të janë në maksimum të trajtuar. Liria e sotme bartë emrat e tyre. Nuk mund të del një ministër apo deputet të hedh mjegull në hapësirë sepse, këta njerëz qenkan barrë për shtetin. Kanë harruar apo se kanë ditur kurrë, që sot ai/ajo që janë në kolltuqë qeveritare, janë nga sakrifica e këtyre heronjëve të gjallë. Një shoqëri që nuk respeton veteranët, ajo një ditë ndoshta mund edhe të mos jetë. Besoni që këta veteran nese nesër atdheut i kanoset rreziku, këta do të jenë të parët në mbrojtje të tij. Ata e kanë në gjak atdehun dhe mbrojtjen e tij. A ka çmimi kjo?

Sipas Veselit, ky proces nuk guxon t’i ndajë veteranët e lirisë dhe thotë se ka shumë rrugë tjera që qeveria mund të lehtësojë buxhetin, kjo përmes punësimit të tyre.

“Po ashtu, ka edhe shumë rrugë tjera që qeveria mund të lehtësoj buxhetin, përmes ofrimit të punësimeve të tyre. Ka aq shumë modalitete. Veç le të mendojnë e mos të rrijnë kot në zyret e tyre”, tha Veseli për GazetaBlic.

“Ose Albin Kurti në shtëpi, ose krejt veteranët në burg” – Faton Klinaku nga OVL – UÇK me porosi të forta për kryeministrin, në rast se paga e veteranit nuk rritet me ligjin e ri