Lajme

Isa Mustafa i reagon Albin Kurtit: Kompania Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint

01/24/2022 14:53
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit se sikur të ishte ndërtuar Kosova A nga kompania gjermane Bilfinger, sot nuk do të kishim problem me energjinë elektrike. raporton Gazeta Blic.

Mustafa në një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook ka dhënë një kronologji të takimeve atë kohë me kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe me përfaqësuesit e kompanisë Bulfinger.

Reagimi i plotë

Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend.
Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim.
Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrikenë Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re.