Skuadra e Holandës ka realizuar më së shumti gola deri më tani në “Euro 2020”.
Holanda është kualifikuar në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian, ku do të përballet me Çekinë, raporton lajmi.net.
Holanda e mbylli fazën e grupeve si lidere në Grupin C, dhe ishte gjithashtu skuadra që ka shënuar më së shumti gola në këtë fazë, tetë gola.
Golashënuesit më të mirë të ‘Tulipanëve’ ishin Georginio Wijnaldum me tre gola dhe Memphis Depay me dy sosh.
Skuadrat që kanë shënuar nga shtatë gola në fazën e grupeve janë Italia, Belgjika dhe Portugalia, ndërsa nga gjashtë gola kanë Gjermania dhe Spanja.
Faza 1/16 e “Euro 2020” nis të Shtunën.