Lajme

Heshtin banorët e Karaçevës- nuk guxojnë të flasin nga frika e “Bosëve” të kazinove

07/16/2021 23:14
nga:Gazeta Blic

Ekipi i “Expose” sa ka qëndruar në këtë fshat ka bërë përpjekje të dëgjoj rrëfimin edhe të banorëve tjerë përfshirë edhe të imamit të xhamisë së fshatit Bujar Fera, por askush nga ta nuk ka dashur të flasë para kamerave me arsyetimin se ndihen të kërcënuar nga grupet kriminale që qëndrojnë mbrapa kazinove të Karaçevës, raporton Gazeta Blic.

Kësisoj ata kanë vendosur të heshtin përballë këtij fenomeni, duke u ndjer të shqetësuar për familjarët e tyre.

Edhe ish- kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli i cili është edhe banor i fshatit Karaçevë pohon se ndihen të rrezikuar nga prania e kazinove në atë pjesë.

Se qytetarët e Karaçevës po kërcënohen nga pronarët e kazinove, e ka pohuar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Zakonisht këto grupet që punojnë në kundërshtim me ligjin edhe kanë para më shumë edhe kanë mënyra jo ligjore qysh i kërcënojnë qytetarët. Ata fare nuk kanë nevojë më hy në rreziqe, edhe ne si komunë për atë që nuk është në kompetencën tonë e kemi përcjell një informatë të tillë në organet e shtetit për hetime, kështu që janë procedura, që tash shpresoj edhe ata e kanë obligim me u marrë me këtë punë”, tha ai për “Expose”.