Lajme

Hamza: Humbja e zgjedhjeve do të ishte fundi i karrierës time politike

11/18/2021 22:55
nga:M K

Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur për kandidimin e tij në Mitrovicë dhe për sfidat e kësaj gare.

Hamza tha se humbja e zgjedhjeve në Mitrovicë do të ishte edhe fundi i karrierës së tij politike.

Ai shtoi se ka pasur shumë biseda me vetveten para se të kandidonte, pasi që e vlerësonte si një gare jo të lehtë dhe me rrezik.

“Kam pasë bukur shumë biseda me vetveten, ka qenë garë me risk dhe humbja ka qenë e sigurt që është përfundim i karrierës time politike dhe përfundim i angazhimit tim publik që edhe ajo nuk kishte qenë fundi i botës sepse gjithmonë ekziston një fund.

Nuk kam qenë asnjëherë njeri pa profesion. Kam dashur të jem kryetar komune sepse kam pranu me qenë kryetar i degës së PDK-së”, ka thënë Hamza në Kallxo Përnime.