Lajme

‘Gajlet’ e Mefail Bajqinovcit: Lumirit as like as share s`po ja bëjnë kurrkush

01/05/2023 15:09
nga:N M

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka reaguar pas një statusi të kryetarit të LDK Lumir Abdixhiku i cili më herët kritikoi Qeverinë e Kosovës gjegjësisht Albin Kurtin për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Blic.

Bajqinovci ka thënë se as deputetët e LDK nuk i kanë bërë share e like postimit të kryetarit të LDK-së.

Reagimi i plotë:

E lexova statusin e Lumir Abixhikut. Për 3 orë ishte shpërndarë (shares) vetëm 77 herë. Asnjë deputet i LDK-së nuk ia kishte bërë ‘share’. Nuk kanë faj, edhe unë të kisha qenë deputet i LDK-së isha distancu nga një shkrim i tillë.
Të fala nga Amerika.