Lajme

“Fluturimi” i çmimeve të naftës: Ky është arsyetimi nga Shoqata e Naftëtarëve

02/03/2022 15:57
nga:N M

Çmimet e derivate aktualisht në Kosovë kanë “fluturuar”, por nga shoqata e naftëtarëve të Kosovës kanë disa arsye për këtë.

Aktualisht çmimi i një litre naftë në vend sillet nga 1.24 deri në dhe 1.31 cent përderisa një litër benzinë sillet është nga 1.25 deri në 1.32 cent.

Fadil Berjani i kryetar i shoqatës së naftëtarëve ka thënë për Gazeta Blic se çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare është më i shtrenjti në 20 vitet fundit.

“Çmimet janë duke u rrit në mënyrën ma të theksuar në tregjet ndërkombëtarë dhe po reflektojnë edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve, Berjani e ka faktuar edhe me situatën politike të krijuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht çmimit të lartë të karburanteve kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës vlerëson se qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmimin më të lirë për këto produkte sesa vendet e rajoni, duke përjashtuar vetëm një vend.

“Por qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën më të ulët për 22 cent për litër”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si shoqata nuk mund të bëjnë asgjë në ulje ne çmimeve meqë për këtë vendos krejt dikush tjetër.

“Ne e kuptojmë se gjendja ekonomike është e rëndë në Kosovë dhe derivatet janë me çmim të lartë në Kosovë , por këtë e përcakton berza dhe organizata prodhuese Opec”, ka thënë ai.

Por një fakt që tash e sa ko ndodh nëpër pika te karburanteve kudo në Kosovë është se nuk ka një çmim të njëjtë për litër qoftë për naftë apo benzinë.

Varësisht pikave të karburanteve apo edhe qyteteve ato ndryshojnë.

Me dyshime të bazuara fillimisht por më vonë të dëshmuar, 2 vjet më herët Autoriteti i Konkurrencës ua kishte shqiptuar 14 kompanive të naftës 4 milionë euro gjobë, të cilat kishin manipuluar çmimet.

Hetimi kishte filluar për një kohë të gjatë dhe se ishte vërtetuar se kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Aso kohe, AKK-ja kishte gjetur fakte se shkaku i kurdisjes së çmimit të naftës, fitimi i kompanive ishte rritur deri në 124 për qind.

Pas zhvillimit procedural, Komisioni i Autoritetit, më 6 maj 2020 kishte vendosur të shqiptojë masa ndëshkuese administrative në shumën prej 4 milionë euro të totalit të të hyrave për gjashtë 6-mujorin e vitit 2018 ndaj 14 kompanive nën hetim.

Përfundon mbledhja e Komitetit, ministri Latifi njofton për masat e reja