Lajme

Edita Tahiri: Qeveria të bëjë reagim zyrtar në BE ndaj Borellit

10/14/2021 12:23
nga:M K

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri i kërkoi Qeverisë së Kosovës të bëj një reagim zyrtar në BE ndaj Borellit.

“Dje Borelli pati nje reagim te njeanshem ndaj nderhyrjes se ligshme te Qeverise dhe policise se Kosoves kunder kontrabandes dhe krimit ne Kosove. Me qasje te tille demtoi paanshmerine e BE-se si ndermjtesuese ne dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shume eshte i ndikuar nga Beogradi.

Qeveria duhet te beje kunder reagimin zyrtar prane autoriteteve te larta te BE-se, sepse paanshmeria eshte baza e besimit ne ndermjtesimin qe bene BE ne dialog“, shkroi ndër të tjera Tahiri.

Më poshtë edhe postimi i saj i plotë.