Lajme

Detaje ekskluzive – Kështu mund të formohet mekanizmi që kontrollon punën e Gjykatës Speciale

06/29/2022 17:19
nga:N M

I pari që e ka përmendur se Gjykata Speciale duhet të monitorohet për punën e saj e ku atje po mbahen Thaçi dhe të tjerët, ishte Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas vizitës që iu kishte bërë krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton GazetaBlic.

Konjufca mes shumë emocioneve pas vizitës atje, në një paraqitje para mediave tha se Gjykata Speciale gjithçka mund të jetë por vetëm e Kosovës JO.

Fokusin e kishte te një mekanizëm që monitoron punën e Gjykatës Speciale si për shembull shkeljen e të drejtave të të burgosurëve, proceset gjyqësore e çështje të tjera.

Por si mund të krijohet një mekanizëm i tillë?

Është Duda Bajle, deputete e Kuvendit të Kosovës njëherit kryetare e Komisionit për të drejta e njeriut që ishte e fundit në Hagë bashkë me disa kolegë të saj për vizitë te Thaçi, Veseli , Krasniqi, Selimi dhe të tjerët.

Balje në një intervistë për GazetaBlic ka folur gjerë e gjatë se si mund të krijohet një mekanizëm i tillë për monitorimin e punës së Gjykatës Speciale.

Ajo thotë se gjithçka është në dorën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit për Legjislacion.

“As unë e askush tjetër nuk duam dhe nuk po dëshirojmë që politika të interferoj në punën e Gjykatës Speciale thjeshtë po kërkojmë një mekanizëm që bënë monitorimin e punës së kësaj gjykate. Në Hagë nuk ishim në shëtitje por të bëjmë diçka…,ka thënë Duda Balje për gazetën.

Sipas saj, qysh nesër kur do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës do të nisin procedurat për themelimin e mekanizmit për specialen.

Balja rrëfen se nesër do të flasin me kryetarin e Kuvendit për këtë çështje, shefat e grupeve parlamentare.

“Ne si Kuvend mund të votojmë një rezolutë që e obligon Qeverinë e Kosovës të themeloj një mekanizëm të tillë. Mekanizmi mund të përbehet nga ekspertë të fushës së drejtësisë e ku këtë komision (mekanizëm) mund ta përbëjnë ekspert të huaj dhe vendor. Assesi e them prapë nuk duam të përzihemi në punën e Gjykatës Speciale por vetëm të monitorohet puna e saj”, thotë ajo.

E që kjo lehtësisht mund të bëhet, Balja ka edhe një argument shumë interesant.

“Nëse Kuvendi i Kosovës e ka votuar Gjykatën Speciale e që e ka votuar atëherë duhet të ketë mbikëqyrje për punën që bënë. Ne si deputet që jemi një ligj po e votuam jemi të obliguar të monitorojmë atë ligj për zbatim i kemi dy momentalisht * ligje që po i monitorojmë:”, thotë ajo.

Cilat janë ankesat e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe të tjerëve ?

Deputetja Duda Balje ka ndarë edhe disa momente nga qëndrim i saj në Hagë ku vizitoi Thaçin dhe të tjerët.

Sipas saj të gjithë janë mirë dhe mjaftë pozitiv, por që kanë disa ankesa sa u përket vizitave të familjarëve të tyre.

“Një ankesë e tyre për shembull është problemi me pajisen me viza për familjarë te tyre”. thotë ajo.

Gjykata speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës pas shumë “presioneve’ se në rast se Kuvendi nuk e bënë këtë, atëherë gjykatën Speciale mund ta themelojë Këshili i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara.

/GazetaBlic/