Lajme

Çertifikohen snajperistët e forcave komando speciale të FSK-së

04/07/2022 17:05
nga:N M

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë certifikuar snajperistët e rinjë të forcave komando speciale të FSK-së.

Mehaj ka thënë se gjatë trajnimit intenziv snajperistët e FSK-së janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues.

“Edhe një sukses i radhës së forcave komando speciale të FSK-së. Çertifikohen snajperët e rinj të FSK-së. Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka thënë Mehaj.

Haxhiu prezanton projektligjin për KPK-në, Tahiri thotë se LVV po përzihet në drejtësi