Lajme

As “sqarimi” i dytë nuk e bind Mollliqajn e PSD të lëshojnë zyrat e ZRRRE

02/14/2022 12:27
nga:Q R

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn po vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ZREr.

Për të folur me ta ka dal sërish kryesuesi i Bordit të ZRER Ymer Zejnullahu duke i thënë Molliqajt dhe të tjerëve se raporti do të publikohet dhe se aty është gjithçka e sqaruar.

“A është rrit rryma mbi 800 kilowatë, si shpërndahen 100 milionshi i qeverisë pyetje po bëjë jep përgjigje dhe ok jemi. Ke mashtrua ke thënë në një TV kosovare se mbi 800 kilowatë sdo të ketë rritje të çmimit të rrymës”, ka insistuar Mollliqaj.

Ata ende po qëndrojnë aty në pritje të publikimit të vendimit përderisa ky aktivitet i policisë ka një orë e më shumë që ka nisur.

Policia e Kosovës shkon në ZRRE, Dardan Molliqaj: Po, kemi ardhë me i pengu