Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimn me qëllim prostitucioni.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të mërkurën
“Gjilan-Kamenicë (NN) janar – shkurt 2022. Pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër kosovare me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


