Lajme

Arianit Koci: Në vrasjen në Gllogjan kanë marrë pjesë më shumë se një person

12/04/2021 16:06
nga:M K

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar sërish për rastin në Gllogjan.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai tha se hetuesia e ka humbë momentumin, teksa shton se në vrasje kanë marrë pjesë më shumë se një person, përcjell GazetaBlic.

“Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik”, ka shkruar mes tjerash Koci.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/