Lajme

Dardan Molliqaj sërish shkruan për marrëveshjen për letërnjoftime, zbulon disa detaje

09/07/2022 11:58
nga:N M

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka shkruar sërish për marrëveshjen për letërnjoftimet midis Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk mund të kalojnë me letërnjoftime të Kosovës në asnjë pikë tjetër të kufirit që lidhet Serbia, për dallim ku qytetarët serbë mund ta bëjnë këtë përmes Kosoëvs drejt Maqedonisë së Veriut e pikave të tjera kufitare që lidhen me Kosovës.

Molliqaj vlerëson se ky lloj trajtimi është në përputhje me trajtimin e Serbisë për kufirin Kosovë-Serbi si kufi i brendshëm.

Reagimi i plotë:

Festa kishte rëndësi, jo përmbajtja e ujdisë për marrëveshjen. Sa më pak transparencë, aq më shumë festë. Sa larg ka shkuar farsa e dialogut, po bëjmë marrëveshje xhentelmene me Vuçiqin. Marrëveshja xhentelmene është platforma e re për marrëdhënie me publikun, jo metodë dialogu.
Vetëm pas dy javësh po kuptohet që lavdia e reciprocitetit paska qenë nënshtrim i heshtur përmes marrëveshjes xhentelmene. Qytetarët e Kosovës me ID të Kosovës mund ta kalojnë vetëm kufirin Kosovë-Serbi. Nuk kalon dot pastaj në asnjë shtet tjetër prej Serbisë. Prej Kosovës, me letërnjoftim të Serbisë kalon gjithandej, në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi. Ky lloj trajtimi është në përputhje me trajtimin e Serbisë për kufirin Kosovë-Serbi si kufi i brendshëm.