Lajme

Anila Hoxha rrëfen historinë prekëse të gruas së dhunuar: Jam intelektuale dhe gjithë jetën jam rrahur nga bashkëshorti

09/16/2021 08:06
nga:M K

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar rrëfimin e një prej grave që ka përjetuar dhunën nga bashkëshorti, e kësaj radhe në mes të Tiranës dhe jo në zona të thella.

“Do ju tregoj rastin e një gruaje, është e zonja e vetes, një grua me një pagë të kënaqshme që ka thënë…unë ia dola shpëtova, unë jam intelektuale në mes të Tiranës, kam një profesion që më siguron një jetë të kënaqshme.

Kur gruaja është e varfër ekonomikisht, nuk ia del të marrë asistencë sociale nga shteti për të rritur fëmijët.

Jeton në mes të Tiranës ka rrogë të mirë, bën një nga profesionet e lira dhe ja, sërish pensioni i fëmijëve është një ferr, ndarja e pasurisë është gjithashtu një luftë.

Burra që nuk japin pensionin ushqimor për fëmijët e tyre”, u shpreh gazetarja Hoxha.