Kryeministri Kurti ka dalë në një konferencë të përbashkët për medie, me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti dha detaje nga gjendja momentale me energji elektrike, përcjell GazetaBlic.
Ai shtoi se momentalisht dy blloqe të termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit.
“Dy blloqe të termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit. Kjo për shkak të avarive të paparashikuara”, tha fillimisht Kurti.
Ndërkaq, kryeministri premtoi angazhim rreth kësaj çështje, ku parashihet ndarje e buxhetit për ta ndihmuar importin e furnizimit me energji elektrike.
/GazetaBlic/