Lajme

Aksion i policisë, kapet grupi që dyshohet për falsifikim të parave

11/26/2021 09:32
nga:M K

Dy persona janë arrestuar dje në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohen për falsifikim të parave.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka kontrolluar tre shtëpi të tre personave që dyshohen se janë grup i organizuar që merren me veprimtarinë e monedhave të falsifikuara.

Dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq i dyshuari tjetër është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në Prizren.