Lajme

19 vjetori i LVV, Kurti: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

06/17/2024 19:57
nga:G B

“Rexhep Selimi,  që sje këtu me ne por menxi presim të na kthehesh me ballin lartë ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së”, kështu u shpreh, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Albin Kurti në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të

Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të shënjimit të 19 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se qeverisja e tij, po i jep kuptim pavarësisë së Kosovës

“Por sivjet në të njëjtën datë u shënua edhe 25 vjetori i Çlirimit të Kosovës prandaj vendosëm që për ditëlindjen e Lëvizjes të mblidhemi sot sepse çlirimi e meriton të gjithë vëmendjen. Nuk është rastësi që Vetëvendosja në vitin 2005 u formua në të njëjtën dite me përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Nuk është rastësi që gjithmonë e ka nderuar 10 qershorin e Prizrenin, por tash edhe 17 shkurtit po ja japim vëmendjen e vërtetë, sic kanë dashur dëshmorët një pavarësi për drejtësi, për zhvillim me barazi,  një pavarësi pa korrupsion”, deklaroi Kurti.

Kurti potencoi mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në sektor të ndryshëm gjatë viteve të qeverisjes së tij, duke potencuar sukseset e tyre qoftë në sferat e Bujqësisë, ekonomisë etj,

“Gjatë javës së Lëvizjes kemi pasur shumë aktivitete e takime anembanë Kosovës, me struktura të lëvizjes e grave, derisa mbështetja e grave dhe rinisë ka qenë e madhe, me forumet e organizuara kanë bërë që të kenë aktivitete të përbashkëta. Me politikat tona qeverisë kemi për këto 3 vite qeverisje 20% rritje të vendeve të punës, kemi dyfishuar numrin e punësimeve të të rinjëve. Me aktivitetet tona, edhe në protesta edhe festa kemi marr pjesë krah për krah qytetarët e fshatarët. Jemi angazhuar për zhvillimin e bujqësise duke ndihmuar fermerët… fshatrat kanë përjetuar ndihmën e qeverisjes sonë si asnjëherë më parë”, theksoi Kurti.