Lajme

19 vjeçari nga Ferizaj ishte në kërkim për bashkëjetesë me një vajzë të mitur, arrestohet dhe dërgohet në burg

10/15/2021 09:12
nga:M K

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”

Policia ka njoftuar se i dyshuari i moshës 19-vjeçare është arrestuar në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19-vjeçar”, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka bërë të ditur policia.