Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”
Policia ka njoftuar se i dyshuari i moshës 19-vjeçare është arrestuar në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19-vjeçar”, ka bërë të ditur policia.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka bërë të ditur policia.