Lajme

18 të vdekur dhe 406 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

10/06/2021 23:26
nga:Q R

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, 18 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq nga 3 mijë e 149 teste, janë regjistruar 406 raste të reja me këtë virus.

Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik të këtij vendi, janë shëruar 387 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 193 mijë e 458 raste, prej të cilëve 175 mijë e 881 janë shëruar.

Aktualisht aktive me COVID-19 janë 10 mijë e 819 raste./ Alsat M