Lajme

18 dështime të Kuvendit për konstituim/ Izmaku: Për keqardhje – duhet përkushtim nga të gjitha palët për tejkalim të ngërçit

05/20/2025 21:57
nga:G B

Xhevahire Izmaku, deputete e Nismës Socialdemokrate, ka folur për dështimin për 18 herë radhazi të konstituimit të Kuvendit.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar propozimin e VV-së që seancat të mbahen vetëm një herë në javë.

“Është për keqardhje që procesi i konstituimit të Kuvendit ka hasur në vështirësi kaq të shumta dhe ka dështuar për 18 herë me radhë. Institucionet e vendit janë themeli i funksionimit demokratik dhe sa më gjatë të mungojë funksionaliteti i tyre, aq më e rënduar bëhet situata për qytetarët dhe për agjendën legjislative”, u shpreh ajo.

Sipas Izmakut, duhet më shumë fleksibilitet dhe përkushtim nga të gjitha palët që ky ngërç të tejkalohet sa më shpejt.

“Propozimi për mbajtjen e seancave një herë në javë është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por mendojmë se kërkohet më shumë fleksibilitet dhe përkushtim nga të gjitha palët që ky ngërç të tejkalohet sa më shpejt. Nisma Socialdemokrate është e interesuar për stabilitet institucional dhe për një qeveri funksionale, andaj do të vazhdojmë të japim kontributin tonë konstruktiv në këtë drejtim”, ka deklaruar deputetja Izmaku./Gazeta Blic/

“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona