Pensionistët në Kosovë vazhdojnë të marrin pensione të ulëta, që shpesh nuk mjaftojnë as për shpenzimet bazike ditore.
Për gjendjen në të cilën ndodhën kjo kategori e shoqërisë, ka folur për Front Online, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati.
Ai tha se situata është alarmante dhe se shumica e tyre nuk arrijnë të përballojnë as shpenzimet më bazike të përditshme, duke përfshirë ushqimin e nevojshëm për një shujtë të vetme gjatë ditës.
Ai tha se rreth 170 mijë pensionistë marrin vetëm 120 euro në muaj, që përbën mbi 50-60% të të gjithë pensionistëve.
“Me këtë pension nuk mund ta sigurosh një shujtë gjatë ditës, lerë më të flasim për shërbime të tjera. Ata që i kanë 120 euro dhe nuk është numër i vogël është diku 170 mijë njerëz që kanë 120 euro pensionin mujor, domethënë mbi 50-60% të pensionistëve janë nën nivelin e çdo kriterit për standard të jetës”, tha ai.


