Lajme

169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

06/16/2024 19:59
nga:G B

Pas shpërbërjes së ish-sistemit Jugosllav shumë prona jo vetem të personave privat, por edhe të shtetit të Kosoves, mbetën jashtë kufijve.

Mirëpo, sot pas 16 vjet kur Kosova feston pavarësinë e saj, ndërmarja energjike Trepça ka dhënë ultimatumin që brenda 30 ditesh që kushdo që posedon pronat e saj që t’ia kthej.

Por kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.

“Asetet e saj kane qene te shperndara ne kohen e Jugosllavise dhe kane qene te shperndara kryesisht ne Mal te Zi dhe Serbi. Jane problematika juridike dhe jane problematika te tjera qe as parimisht as politikisht e ekonimikisht nuk I kemi te qarta. Jane dhjetera te tilla por secila nga to, ka histori te vecant juridik pasi Jugosllavia ka kaluar ne disa etapa dhe jane problem juridike, ” ka thënë Ferat Shala-Ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepca”.

Mirëpo janë gjithësej 169 prona që Kosoves i kanë mbetur jashtë territorit të saj.

Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë.

Nga Agjensia Kosovare e Pricvatizimit, i kane thënë Dukagjinit, se me disa prej shteteve së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.

“Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish Jugosllavia ka të vendosura marrëdhenie diplomatike dhe janë krijuar mundesitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë,” thuhet nga Agjensia Kosovare e Privatizimit.

Me njërin shtet, Minsitria e Drejtësisë si përfqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m². Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë,” thonë nga Ministria e Drejtësisë.

E ministria e Drejtesisë duket të jetë insittucioni i vetëm që me punë intensive të i kthejë pronat shtetërore.

“Trepca menagjohet nga Qeveria e Kosoves dhe nderrmarjet publike qe kane funksionu ne periudhene e ish-jugosllavise dhe post jugosllavise, qe kane mbete ne shtetet e tjera, atehere ne kete rast eshte Ministria e Drejtesise qe duhet te filloj hapa per kthimin e pronave shteterore. Kemi pas nje inciative te till nga vet Ministria me Malin e Zi, por jo edhe me Serbine,” ka thënë Anton Nrecaj, Jurist.

Sipas AKP-së, në Bosnje dhe Hercegovina janë 17, 10% prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3%, Mali i Zi 35, 21%, Maqedoni 7, 4%, Serbi 104, 62%, Slloveni 1, 1%.