Napoli nuk ka shpenzuar kurrë më parë kaq shumë për paga sa do të shpenzojë këtë sezon.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kampionët italianë do t’u paguajnë gjithsej 160 milionë euro lojtarëve dhe stafit të trajnerëve deri në korrik 2026 – një shifër rekord për klubin.
Në krahasim me vitin e kaluar, fatura e pagave të Napolit është rritur me 50 milionë euro.
Rritja lidhet si me ardhjen e disa lojtarëve të profilit të lartë (si 5.5 milionë euro për Kevin De Bruyne dhe 5 milionë euro për Rasmus Hojlund) ashtu edhe me zgjatjen e kontratave me anëtarët ekzistues të skuadrës.
/GazetaBlic Sport


