Ekipi serb i CS:GO, iNation është pa dyshim një nga ekipet më të dobëta të kualifikimeve për Majorin e Parisit.
iNation që pretendonte të kualifikohej për Majorin e Parisit humbi të tri ndeshjet kualifikuese, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht u mposhtën nga ekipi BIG, pastaj nga G2 dhe dje nga ENCE.
Madje, dje ekipi serb u turpërua nga ENCE në “Nuke” ku u mposhtën me rezultatin 16:0.
Ky ekip tashmë është eliminuar dhe nuk ka gjasa të shkojë në Paris.
/GazetaBlic Sport


