Sporti

16 vjeçari, Lirjon Abdullahu: S’e kam pritur ftesën nga Kosova A

03/17/2025 20:19
nga:Lorik J

Futbollisti i Ligës së Katërt gjermane, Sttugart Kickers, Lirjon Abdullahu u ftua nga kombëtarja e Kosovës A për dy ndeshjet e Play Offit ndaj Islandës me 20 dhe 23 mars.

Abdullahu, vetëm 16 vjeçar shihet si talent, por në prononcim e pranon që s’e ka pritur ftesën nga Foda, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është ndjenjë shumë e mirë, këtë ftesë unë s’e kam pritë, me iu tregu drejtë, sepse jam 16 vjeçar, por jam shumë i kënaqur që ta tregojë veten. Është ndjenjë spektakolare, as këta s’e kanë pritë që vjen një 16 vjeçar, shumë mirë më kanë fol, i falënderojë lojtarët që më kanë prit kaq mirë, sepse për mua nuk ishte e lehtë”, tha Abdullahu për FFK.

Mbetet të shihet nëse Foda do t’i besojë ndonjë minut këtij lojtari gjatë këtyre dy ndeshjeve.