Lajme

16.974 raste të reja me Covid dhe 380 viktima në 24 orë në Itali

04/15/2021 18:47
nga:Gazeta Blic

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 16.974 raste të reja me Covid-19 nga 319,633 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 380 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë vendi numëron 115,937 viktima, ndërsa, numri i të shëruarve është 21,220.

Ndërsa, numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në spitale është 3,417, një ulje prej 73 njësishë në balancën mes hyrjeve dhe daljeve.

LEXO EDHE:

Ambasadorja e Kosovës në Izrael ftohet në ceremoninë e Pavarësisë së Izraelit