Lajme

152 mijë e 643 qytetarë kosovarë kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës anti-Covid deri më sot

06/26/2021 06:44
nga:M K

Ka shkuar në 3501 numri i vaksinave të shpërndara ditën e djeshme.

Kësisoj, totali ka arritur në 152 mijë e 643 të vaksinuar, ndërsa 26 mijë e 794 qytetarë i kanë pranuar të dyja dozat, përcjell GazetaBlic.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 raste të reja me virusin me kurorë, kurse 12 janë shëruar, çka do të thotë se numri i rasteve aktive është për pesë më i vogël (166) sesa ishte dje (171).

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

/GazetaBlic/