Sporti

1500 ulëse të reja në stadiumin e Flamurtarit, publikohen pamjet

09/28/2023 10:55
nga:L J

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografitë e tribunës së re të stadiumit të Flamurtarit.

Klubit të kryeqytetit iu janë shtuar 1500 ulëse, ku tifozët tani mund ta ndjekin ndeshjen nga afër, shkruan GazetaBlic Sport.

Rama ka ndarë pamjet me ndjekësit e tij, ku edhe u shpreh i kënaqur me këtë investim.

Ja postimi i Përparim Ramës:

“Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit”.

1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.

Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.

Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport