Lajme

150 euro gjobë dhe konfiskim të lejes për shoferin e autobusit që tejkaloi në vijë të plotë

10/05/2021 15:34
nga:Y I

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj drejtuesit të një autobusi që ka tejkaluar në vijë të plotë.

Rasti ndodhi në Gjilan dhe policia e shqiptoi gjobën pasi e pa videon të publikuar në media.

Së fundi, videot nga rastet e tejkalimeve në vijë të plotë u bënë virale në media dhe rrjete sociale.

Për këtë Policia e Kosovës kishte shqiptuar një numër gjobash me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë.