Lajme

15 vjet burgim, Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Pleskoviqit

07/31/2025 11:51
nga:Y I

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Kjo prokurori thekson në një njoftim, se vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“ Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizion përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë”, thuhet më tej në njoftimin e kësaj prokurorie.

I njohur me nofkën “Miki”,Millosh Pleskoviq u dënua për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut në Prizren.