Sporti

15 vjeçari Francesco Camarda mund të jetë ‘shpëtim’ për Piolin

12/28/2023 14:26
nga:Mergim Rreci

Burime të shumta në Itali pretendojnë se Francesco Camarda do të kthehet në ekipin e parë të Milanit për një ndeshje kyçe në Serie A kundër Sassuolo të shtunën.

Camarda u bë debutuesi më i ri i Serie A në nëntor duke ardhur nga pankina në dhjetë minutat e fundit të një ndeshjeje në shtëpi kundër Fiorentinës, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Sky Sport Italia dhe Daniele Longo, 15-vjeçari do të thirret sërish për ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Sassuolos.

Milani u ndal në një barazim 2-2 nga Salernitana javën e kaluar dhe një humbje kundër Sassuolo të shtunën ndoshta do të çonte në shkarkimin e Piolit.

/GazetaBlic Sport/