Lajme

15 viktima të reja me koronavirus në Maqedoni

10/04/2021 23:32
nga:Gazeta Blic

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 15 persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërkaq nga 1 mijë e 876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë, ndërkaq aktualisht janë 11 mijë e 878 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë regjistruar gjithsej 193 mije e 408 raste, prej të cilëve 174 mijë e 148 janë shëruar, kurse 6 mijë e 719 kanë ndërruar jetë./Alsat M